Zaev i sigurt për zgjedhje në dhjetor dhe se të njëjtat do t’i fitojë LSDM

“Pushteti i ardhshëm i udhëhequr nga LSDM, nga dhjetori më tej, pas zgjedhjeve, ka për qëllim që të nxitojë në zgjidhjen e problemeve të vërteta të qytetarëve të Maqedonisë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sot e vizitoi Strugën, njofton Portalb.

Ai ka paralajmëruar se do të fitojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor dhe se sipas tij, LSDM, do të përkushtohet ndaj të rinjve dhe vendet e reja të punës me paga të mira.

“Pushteti i ri i udhëhequr nga LSDM, nga dhjetori e andej, pas zgjedhjeve, ka për qëllim që konkretisht të nxitojë në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. Rëndësi më të madhe do t’u kushtojmë të rinjve dhe vendeve të reja të punës me pagë të mirë. Qëllimi kryesor është që të krijojmë kushte për të rinjtë që të jenë të motivuar dhe të qëndrojnë këtu. Angazhimi i plotë do të jenë në drejtim të personave të rinj, që menjëherë t’u sigurohet punë edhe atë me punë kualitative. Qëllimi është që t’i mbajmë të rinjtë këtu, dhe nëse jep Zoti, edhe t’i kthejmë ata që kanë ikur nga këtu”, tha Zaev, transmeton Portalb.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Zaev tha se me pastrimin e Listës Zgjedhore, do të hiqen të gjitha mundësitë që, sipas tij i ka përdorur pushteti për falsifikim.

“171.500 votues vendosen në pjesën e dytë të Listës Zgjedhore, ata nuk do ta humbin të drejtën e tyre për votim. Nuk mundet askush më ta vjedh identitetin e qytetarëve tanë. Pjesa e dytë janë ata 39.502 votues të dyshimtë, nga të cilët, gjithsesi njëra pjesë janë votues që duhet të largohen. Rreth 18.000 prej tyre, në këto 25 vite nuk anë aplikuar për asnjë dokument në institucionet e Maqedonisë. Ata nuk kanë të drejtë vote, ata nuk ekzistojnë dhe ata duhet të largohen. Një përqindje e madhe prej tyre, gjithashtu janë votues fiktivë, gjegjësisht votues që sipas ligjit nuk kanë të drejtë të votojnë”, tha Zaev.

Ai shtoi se formimi i trupit, ad – hok, për rregullimin e mediave, do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me mediat. /Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu