Zaev i uron fitoren Milovanoviqit në Kroaci

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i ka uruar fitoren kandidatit të Partisë Socialdemokrate në Kroaci, Zoran Milovanoviq për fitoren e djeshme në zgjedhjet presidenciale.

Shoku im Zoran Milovanoviq mbrëmë fitoi në zgjedhjet presidenciale në vendin mik Kroacinë, në përputhje me vullnetin e qytetarëve kroat. Nga zemra i përcjellë urimet Zoranit dhe partisë simotër SDP”, ka shkruar Zaev në twiter. Sipas tij, është e qartë se socialdemokracia është opsioni i mirëkuptimit, përparimit dhe të ardhmes tek ne dhe në rajon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu