Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pasi vendi i tij dështoi në hapjen e negociatave.
Zaev kishte njoftuar që në momentin kur u konfirmua në krye të qeverisë se do të jepte dorëheqjen nëse Maqedonisë nuk i hapeshin negociatat me BE-në.
Njëlloj si Maqedonia është edhe Shqipëria. As vendit tonë nuk i janë hapur negociatat, por Rama as që ka ndërmend të shohë si përgjegjës qeverinë e tij e jo më të japë dorëheqjen.
Sipas Ramës, fajin për mos hapjen e negociatave nuk e ka Shqipëria, por BE që ka probleme vetë dhe nuk arrin të kuptojë reformat e mëdha që ka bërë vendi ynë.











