Maqedonia ofroi katër opcione për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për Rojters, transmeton Zhurnal.
Maqedonia shpreson që kontesti do të zgjidhet në kohë për të marrë rekomandim për negociata për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor dhe vërtetim të ftesës për antarësim në NATO në korrik të këti viti, dhe propozon përcaktim gjeografik të emrit, shkruan Rojters.
“Propozimet janë Republika veriore e Maqedonisë, Republika e Epërme e Maqedonisë, Republika e Maqedonisë së Vardaris, Republika e Maqedonisë (Shkupi), ka deklaruar Zaev për Rojters në Londër.










