Zaev: Janë paraparë 52 milionë denarë për nxitjen e efikasitetit energjetik të amvisërive

Qeveria miratoi Program për promovim të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2021, shkroi kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk. Në shkrimin ai potencon se janë paraparë 52 milionë denarë për kompensim të shpenzimeve për furnizim të kolektorëve diellorë, dritare PVC ose të aluminit, stufa me peletë dhe panelë fotonaponike për prodhimin e energjisë elektrike.

Është paraparë që të shfrytëzohen 52.000.000 denarë për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerje dhe vendosje të: sistemeve kolektorë termalë me diell në amvisëri deri në 30%,por jo më shumë se 10.000 denarë për amvisëri dhe deri në 70%, por jo më shumë se 15.000 denarë për amvisëri, për persona me të ardhura të ulëta; dritare PVC dhe alumini në amvisëri deri në 50%, por jo më shumë se 20.000 denarë për amvisëri dhe deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri, për kategorinë e personave me të ardhura të ulëta;

Stufa me peletë në amvisëri deri në 50%, por jo më shumë se 20.000 denarë për amvisëri dhe deri në 70%, por jo më shumë se 25.000 denarë për amvisëri, për persona me të ardhura të ulëta dhe panele fotonaponike për prodhimin e energjisë elektrike deri në 4 kW për konsum vetanak për amvisëritë, në ndërtim në të cilën ka të drejtë prone ose për shfrytëzim, deri në 30%, por jo më shumë se 62.000 denarë për amvisëri”, thekson Zaevi.

Në një shkrim tjetër në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri thekson se kompanitë në zonat ZHTI e rritën numrin e të punësuarve edhe në kushte të pandemisë.

Gjithsej janë angazhuar 14.067 persona, që është rritje për të paktën 0,6% në krahasim me vitin 2019. Sipas marrëveshjeve këto kompani janë të obliguara që të krijojnë të paktën 21.379 vende të punës më së voni deri në vitin 2025, ndërsa deri më tani nga ajo janë përmbushur 66%,”, thekson Zaevi në.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu