Zaev ka anuluar vizitën në Beograd, Ballkani i Hapur do të vazhdojë pa Zaevin

Zoran Zaev e ka anuluar vizitën e planifikuar në Beograd për datat 3 dhe 4 nëntor. Siç informojnë mediat serbe, nga Kabineti i Zaevit është konfirmuar se ai nuk do të merr pjesë në takimin e caktuar, në të cilin së bashku me liderët e Serbisë dhe Shqipërisë është planifikuar që të bisedohet për iniciativën Ballkani i Hapur.

Zotri Zaev nuk do të udhëtojë për në Beograd, duke parë situatën politike”, kanë thënë nga kabineti i tij për TanJug.

Megjithatë Maqedonia do të ketë përfaqësues në takimin me Aleksandar Vuçiq dhe Edi Rama, por emri i përfaqësuesit në mënyrë shtesë do të përcaktohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu