Zaev: Ka përfunduar koha e emërimeve historike, do t’i përmirësojmë marrëdhëniet me gjithë fqinjët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në debatin e sotëm me gazetarët nga mediume të ndryshme ka folur për hapat e ardhshëm të qeverisë së udhëhequr nga partia e tij. Ai tha se qytetarët nuk do të paguajnë taksën radiodifuzive dhe theksoi se do të bëjë departizimin e servisit publik.

Zaev tha se, servisi publik nga qeveria e re do të shfrytëzohet si mjet për komunikata dhe njoftim të publikut dhe jo për reklamim dhe promovim të pushtetit.

Zaevi foli edhe për vendimin e qeverisë për shkarkimin e prokurorit publik. Ai tha se prokurori i ri duhet të jetë i pavarur, nuk duhet të ketë lidhje me parti politike, por as të lë përshtypje në opinion me qëndrimet e tij.

Kryeministri i ri foli edhe për deklaratat e tij në Serbi, ku kishte thënë se kishat e Kosovës janë zemra e Serbisë. Ai tha se Maqedonia i ka mike edhe Kosovën edhe Serbinë dhe se do ta kuptojnë deklaratën e tij. Zaevi shtoi se, qeveria e kaluar ka kontribuar në prishjen e marrëdhënieve me gjithë fqinjët e saj dhe shtoi se problemi nuk mund të jetë tek të gjithë ata, por me Maqedoninë nuk ka qenë diçka në rregull.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu