Zaev: Ligjin për prokurorinë e përkrahin të gjtihë, vetëm Mickoski është kundër

Ligji për PP është mbështetur nga e gjithë Bashkësia Ndërkombëtare, BE, SH.B.A, një ligj strukturor që garanton sundimin e ligjit, tha kreu i LSDM-së Zoran Zaev në duelin me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tek “Vetëm e vërteta” tek Kanal5.

“E gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe një pjesë e madhe e opinionit të jashtëm kanë afirmuar dhe mirëpritur ligjin për PP dhe të gjitha rastet e PSP dhe hetimet paraprake janë të garantuara. Vetëm VMRO-DPMNE dhe kreu i saj Mickoski janë kundër, sepse mbron krimin, tha Zaev.

Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe të gjitha provat e pranuara nga prokuroria janë të vlefshme, shtoi Zaev.

Gjyqësori duhet të pastrohet, 90% e gjyqtarëve janë nga koha e VMRO-DPMNE-së, e cila ka ndikuar dhe ndikon në gjyqësorin për 11 vjet me vonesa të lëndëve të kthehet në gjykim, tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu