Zaev: Maqedonia e Veriut është aktive në proceset e sigurisë globale

Maqedonia e Veriut është pjesëmarrëse aktive në proceset e sigurisë globale, tha kryeministri Zoran Zaev, i cili kryeson delegacionin qeveritar në konferencën e sigurisë së Mynihut.

Përveç pjesëmarrjes në disa ngjarje brenda agjendës së konferencës, Kryeministri dhe anëtarët e delegacionit do të mbajnë disa takime dypalëshe të përbashkëta dhe të ndara.

Zaev u takua sot me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ku u konfirmua vija rritëse e zhvillimit të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, me potencial për zgjerimin e marrëdhënieve të mira, veçanërisht në lidhjet ekonomike.

Gjukanoviq përgëzoi kryeministrin Zaev për statusin e shtetit të ftuar të NATO-s dhe tha se Kuvendi malazez shumë shpejt do të ratifikojë protokollin për pranimin e vendit tonë në NATO, pas së cilës Republika e Maqedonisë së Veriut do të fitojë anëtarësim të plotë pasi protokolli të nënshkruhet nga të gjithë shtetet anëtare të Aleancës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu