Zaev: Ndryshimet kushtetuese sot në “Gazetë Zyrtare”, pason njoftimi deri te MPJ greke

Ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës që u votuan dje në Kuvend sot duhet të publikohen në “Gazetë Zyrtare” të RM-së që sipas kryeministrit Zoran Zaev në fillim të javës së ardhshme Ministria për Punë të Jashtme do të dërgojë notë deri te MPJ greke për ta njoftuar se ka përfunduar procesi.

“Besoj se që në fillim të javës së ardhshme me publikimin në ‘Gazetën Zyrtare’ mbi vendimet sjella të djeshme sot do ta dërgojmë notën nga MPJ e jonë deri te MPJ greke të dinë se ka përfunduar procesi. Menjëherë pas asaj ata hyjnë në procesin e ratifikimit të marrëveshjes, ndërsa pas saj edhe në ratifikim të protokollit për anëtarësim në NATO. Me këtë hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës. Pason detyra e jonë të lëshojmë letër deri te të gjitha vendet e botës me vendim të cilin e ka miratuar Parlamenti, ai është obligim nga Marrëveshja dhe atë do ta bëjmë”, ka thënë Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në pres konferencën e sotme në Qeveri.

Sipas tij, për hyrje në fuqi të ndryshimeve kushtetuese nuk nevojitet nënshkrim i presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Ai në disa raste e ka përdorë emrin Republika e Maqedonisë Veriore edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi Marrëveshja, ndërsa arsye për këtë është siç tha, “të tregohet në seriozitetin e vendimit të miratuar në Parlamentin e Maqedonisë”.

“Po e thash, që të kuptojnë qytetarët, së pari nga goja e kryeministrit për seriozitetin e vendimit të sjellë në Parlamentin e Maqedonisë. Marrëveshja hy në fuqi pasi të miratohet në Parlamentin grek. Për përdorim ndërkombëtar hyn në fuqi menjëherë, për përdorim të brendshëm me hapjen e kapitujve jo më shumë se pesë vjet është e shkruar detajisht. Por, përfundimisht është ky vendimi të cilin e kemi pranuar dhe e cila hap perspektivat e popullit tonë dhe vendit tonë”, ka thënë Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu