Zaev: Nuk e komentoj deklaratën e Ruskoskës

Kryeministri Zoran Zaev, nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e mbrëmshme të prokurores Villma Ruskoska, e cila tha se do të kërkojë hetim financiar për gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, të cilët ish-prokuroren Speciale Publike, Katica Janeva, e dyshuar në rastin “Reket”, nga paraburgimi e dërguan në arrest shtëpiak.

“Nuk komentoj për deklaratën e prokurores Ruskoska. Pribe në raportin e tij thotë se politikanët duhet t’ju shmangen komenteve për raste të caktuar të gjykatësve, prokurorëve”, tha Zaev, në përgjigjet e gazetarëve në promovimin e sotëm të ueb faqes “Financa të hapura”.

Kryeministri Zaev, përsëriti se veting do të ketë për gjykatat dhe prokuroritë, për shkak se kjo është një proces i patjetërsueshëm i cili doemos të bëhet.

“Populli unë pret lëkundjen e gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve..Kjo duhet mirë të organizohet. Të mësuar nga përvoja e Shqipërisë duhet të dimë se a jemi të gatshëm, të analizohet që mos të mbesim pa gjykatës dhe prokurorë. Vetingu është detyra e jona si shoqëri. Patjetër të kalohet ky proces. Në të ardhmen presim gjatë kapitujve të kemi transformim të shoqërisë tonë. Patjetër të lëkundemi të gjithë, të dihet nëse jemi futur t’i shërbejmë shtetit, duhet në mënyrë transparente t’i japim të gjitha të dhënat tona dhe për familjet tona ta largojmë interesin personal”, ta Zaev.

Ai theksoi se ka pasur edhe premtim politik për rizgjedhje të gjyqësorit.

“Argumentet ishin se nuk kemi mjaftueshëm rezerva gjatë anulimit eventual të gjykatësve të caktuar dhe prokurorëve. Nëse ndodh që qindra prej tyre mos ta kalojnë vetingut, nuk kemi si ta plotësojmë atë zbrazëtirë. Ne sipas sistemimit në gjyqësor kemi 750 gjykatës, ndërsa për momentin janë vetëm 520 gjykatës. Dhe nëse ndodh që qindra prej tyre nuk e kalojnë vetingun, nuk do të kemi prej nga t’i plotësojmë ata, e jo më 200 tjerë. Akademia e ka ‘fytin e ngushtë’ nuk prodhon shumë njerëz”, tha Zaev.

Mes tjerash ai shtoi se besoj se kemi kuadro cilësor me pesë vite përvojë, avokat, profesor universitarë.

Kryeministri Zaev, theksoi se lidhur me këtë proces, ka sinjale pozitive edhe nga opozita dhe se shpreson se kjo do të ndodhë së shpejti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu