Zaev: Nuk ka qenë e lehtë, por bashkërisht arritëm sukses

Nëse do të ishte e lehtë për të gjitha këto 29 vjet, gjithçka do të ishte zgjidhur. Nuk ishte e lehtë, ishte problem i hidhur që duhej ta zgjidhnim, duke zgjidhur problemin me Greqinë ruajtëm identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase, tani jemi njohur nga të gjithë.

Nuk ishte e lehtë, deputetët që votuan iu nënshtruan presionit të fortë, kështu që sot duhet të gëzohemi me frytet e farës që kemi mbjellë. Dy synimet kryesore strategjike të vendit, NATO dhe BE i kanë përmbushur kjo përbërje parlamentare, kjo qeveri dhe besoj se e kemi merituar, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev si i ftuar në emisionin e sotëm në “Utrinski brifing”.

Ai porositi se Evropa më në fund e korrigjoi gabimin e saj historik dhe padrejtësinë e madhe që është bërë ndaj nesh.

“Tani, njëzëri, në kohë krizash të rënda shëndetësore, zyra nën izolim, kryeministra në izolim në rrethana të këtilla, Këshilli i Ministrave u mblodh dhe solli vendimin unë besoj se do të verifikohet nga Këshilli Evropian dhe se seanca e parë ndërqeveritare do të mbahet së shpejti”, porositi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu