Zaev: Nuk kam ambicie politike, nuk do të paraqes dhe as nuk do pranoj kandidaturë për president

Ish-kryeministri i vendit Zoran Zaev, në një status në profilin e tij zyrtarë në Facebook, ka shkruar se gjatë ditëve të kaluara qendra të ndryshme (të kota, kriminale, si dhe kombinime të të dyjave, të cilave i’u bashkua edhe ish-kryeministri dhe i arratisuri nga drejtësia Nikolla Gruevski) më përmendin në konotacione të ndryshme.

Ai ka shkruar se disa eksponent e kanë lakuar emrin e tij goxha se dëshirojë të bëjë “grusht shtet” në LSDM dhe deri te ajo se do të isha kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e përbashkët të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.

“E kam thënë në disa raste në periudhën e kaluar se nuk kam ambicie politike dhe dëshiroj t}i mohoj edhe një herë insinuatat e tilla për riangazhimin tim në politikë. Unë nuk do të paraqes dhe as do të pranoj një kandidaturë për President të vendit. Si kryetar i LSDM-së e kam bashkuar partinë. Ndërsa LSDM-ja e bashkuar bashkë me qytetarët rrëzuan një regjim, dhe pikërisht atëherë kur ai regjim ishte më i fuqishëm. Un asnjëherë nuk do të mendoj ta përçaj LSDM-në, as të bëj ndonjë grusht shteti në LSDM apo diçka të tillë”, ka shkruar Zaev.

Ai gjithashtu ka shtuar se dëshmi për këtë është udhëheqja ime tetëvjeçare e me partinë, si dhe fitoret shtetërore dhe elektorale të fituara nga LSDM, së bashku me shoqërinë civile.

Sot, Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka frikë për paqen dhe sigurinë e saj. Sot po jetojmë ditët e procesit të skriningut si një fazë e negociatave me BE-në që nisëm disa muaj më parë. Sot presim me padurim bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në vendlindjen tonë. Sot mezi presim gjuhën e njohur maqedonase dhe frytet e Prespës, siç është hapja e Qendrës së Gjuhës Maqedonase në Greqi”, ka shkruar në fund Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu