Zaev nuk shkon në Beograd për “Ballkanin e Hapur”, emërohet një tjetër përfaqësues

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen mbrëmë nga kjo detyrë, nuk do të shkojë në Beograd më 3 dhe 4 nëntor, siç ishte planifikuar fillimisht, për takimin e nismës “Ballkani i Hapur”.

Kështu i kanë thanë Tanjugut nga kabineti i Zaevit.

“Zoti Zaev nuk do të vijë në Beograd, duke pasur parasysh situatën politike”, kanë thënë nga zyra e tij.

Ata shtojnë se Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet në takimin në Beograd, ndërsa sot ose nesër do të përcaktohet një tjetër përfaqësues politik.

Fillimisht ishte planifikuar që kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama të vizitonin Serbinë më 3 dhe 4 nëntor, në një takim për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

Megjithatë, pas rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, Zaev dha dorëheqjen si kryeministër mbrëmë, gjë që kushtëzoi shkuarjen në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në Glasgoë në Samitin e Klimës, ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski.

Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet ta mbajmë apo ta shtyjmë takimin në Beograd, duke pasur parasysh ngjarjet në Shkup?”, ka shkruar Vuçiq në profilin zyrtar në Instagram të “E ardhmja e Serbisë”, me foto nga Glasgou, para Samitit COP26, transmeton Klankosova.tv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu