Zaev paralajmëroi masa të reja ekonomike për vitin e ardhshëm

Masa për subvencionimin e rrogave mund të zgjatet në periudhën e ardhshme, tha Kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Magazina Ekonomike” në Alsat. Siç tha ai, një nga faktorët kryesorë në marrjen e një vendimi të tillë do të jenë Sindikatat dhe Odat.

Nëse Odat thonë që kjo masë është e mirë dhe u nevojitet, ne do ta mbështesim atë. Nëse thonë se disa lloje të tjera masash janë më të rëndësishme për ta …, sepse sipas pritjeve tona, gjysma e parë e vitit 2021 do të jetë dalje nga kjo krizë. Prandaj është e rëndësishme të diskutohet me ta,” tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu