Zaev paralajmëron: Edhe PDSH mund të kyçet në Qeveri (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev porositi PDSH-në se janë të hapura dyert e koalicionimit nëse pranojnë programin e Qeverisë dhe projektet për të cilat zotohet ajo.

“Janë të hapura mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë”, tha lideri i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Këtë deklaratë ai e bëri në një takim me qytetarët në Çair ku paraprakisht me kandidatin e BDI-së për këtë komunë kanë prezantuar projektin e Universitetit ‘Nënë Tereza’.

Për këtë ofertë të kryeministrit Zaev deri te PDSH-ja nuk ka rezerva as në BDI. “Ka hapësirë për bashkëpunim edhe nga ana jonë”, tha Bujar Osmani nga BDi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu