Zaev për shtyrjen e regjistrimit: U konsultova me Pendarovskin dhe partnerët e koalicionit

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi, se gjatë takimit me Hristijan Mickoskin ka realizuar konsultime edhe me partnerët e koalicionit dhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.

Për opozitën shqiptare, tha nesër do të realizojë takim për Ligjin për shtetësi dhe për këtë vendim.

“Gjatë takimit bëra pauzë dhe me këtë u konsultova me presidentin e shtetit, partnerët e koalicionit dhe nesër do të kem takim me opozitën shqiptare”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Zaevi tregoi për vendimet që u morën në takim, siç është ndryshimi i modelit zgjedhor dhe zhbllokimin e ligjeve që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE dhe për pakot ekonomike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu