Pas heshtjes disa ditore, Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje nga funksioni i Kryeministrit dhe liderit të LSDM-së natën e 31 Tetorit, është prononcuar përmes Facebook-ut. Ai thotë se për dëshirën e flaktë për pushtet kanë qenë të gatshëm ta çojnë vendin të marrë tatëpjetën.
Zaev ka shkruar se Maqedonia ka qytetarët e saj që do ta mbrojnë vendin nga politikanë dhe parti që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasievi dhe Gruevski ta robërojnë dhe sërish ta shkatërrojnë vendin.
“Këto ditë dëshmojmë për cënimin e Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, paqës së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Por, ka ky vend popullin e tij, qytetarët, demokratë, edhe luftëtarë, edhe politikanë dhe parti që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasievi dhe Gruevski ta robërojnë dhe sërish ta shkatërojnë vendin. Kauza jonë është qytetare dhe shtetërore. E di se pas kësaj kauze me krenari qëndrojnë shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona”, shkruajti Zaev.









