Zaev premton ndërrimin e emrit të aeroportit të Shkupit

“Çështja e emrit doli nga binarët për shkak të marrëzive të politikanëve”, tha kryetari i Selanikut, Janis Butaris në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve APE.

“Njerëzit duan të gjejnë identitetin e tyre. Me lëshime nga të dyja anët, por edhe nga opozita, janë të përgatitur për kompromis. Zaev tha se do ta ndryshojë emrin e aeroportit, do ti ndryshojë tabelat në rrugë”, është shprehur Butaris.

Ai në intervistë ka theksuar se në darkën e fund-vitit me Zaevin në Selanik kanë rënë dakord të organizohen ngjarje kulturore në të dy qytetet, me vallëzime, muzikë dhe ligjërata të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu