Zaev: Pres zgjidhje ligjore cilësore për PSP-në në të cilën do të besojnë të gjithë

Kryeministri Zoran Zaev sonte në emisionin “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5 tha se pret zgjidhje ligjore cilësore për Prokurorinë Speciale Publike në të cilën do të besojnë të gjithë.

Ai potencoi se në takimin me liderin e VMRO-DPMNE-së Hrisitian Mickoski kanë pasur qëndrime të ndryshme lidhur me prokuroren speciale publike Katica Janeva dhe për ekipin e prokurorëve të PSP-së.

“Unë jam mbështetës i ekipit të PSP-së, sepse publikisht morëm pjesë në përzgjedhjen e prokurorëve në vitin 2015, edhe pushteti edhe opozita. Dhe me të vërtetë ky institucion tregoi kapacitet, ndërsa këtë e njohën si në vend ashtu edhe të huajt të cilët na ndihmojnë në sistemin gjyqësor”, tha Zaev.

Sipas tij, Prokuroria Speciale Publike një periudhë të gjatë ka qenë shkëndijë shprese për kthimin e shtetit ligjor.

Në periudhën e ardhshme, siç tha Zaevi, PSP- do ta ndjek pushtetin aktual, sepse siç skadon periudha e ligjeve të vjetra dhe siç është paraparë me ligjin e ri hetimi për korrupsion të lartë vlen për të gjithë.

Kryeministri tha se çdo prokuror ka mandat që i përfundon. Prokurorët kanë të drejtë rizgjedhje, por askush nuk garanton se do të rizgjidhen sepse kthehen në sistemin e prokurorëve normal. Kjo vlen edhe për Katica Janevën, e cila ka mandat deri më 15 shtator”, tha Zaev dhe shoi se PSP ka mandat edhe një vit e gjysëm, gjegjësisht deri në shtator të vitit 2020.

Pas ligjit të ri, siç tha Zaevi, nëse miratohet deri në mars, Janevës i jepet mandat edhe një vit, gjegjësisht deri në fund të marsit të vitit 2020, do të thotë dallim mes 15 shtatorit dhe fundit të marsit është gjashtë muaj.

Në pyetjen nëse për të është e pranueshme prokurori të jetë i huaj, Zaev tha pse kjo kur në vend kemi njerëz cilësor.

“Për mua është më e pranueshme së pari opozita të jep propozim për ekspert në vend, se sa i huaj. Nëse konstatojmë të gjithë se në vend nuk kemi, atëherë do të mendojmë”, tha Zaev.

Kryeministri tha se është i pari nga luftëtarët për kthimin e shtetit ligjor, sepse u shkatërrua për shkak involvimit të politikanëve dhe njerëzve të fuqishëm në gjyqësor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here