Zaev propozon medalje për punonjësit shëndetësor

Shteti mirë po ballafaqohet me krizën me koronavirusin, që u konfirmua edhe nga ekspertë të vendit, edhe të huaj. Mjekët dhe infermieret treguan sakrificë dhe për këtë shkak do të propozojmë të shpërblehen me medalje për guxim nga presidenti i shtetit, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në duelin e sotshëm televiziv me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në TVM.

“Organizata botërore e shëndetësisë, ekspertët vendorë dhe shumë të tjerë konfirmuan se ne kemi publikim të numrave të ndershëm, transparente lidhur me koronavirusin. Komisioni për sëmundje infektive, pa dallim nëse ka ose nuk ka zgjedhje, ka dashur në mënyrë transparenmte nga vet fillimi ta informojë opinionin. Mjekët dhe të gjitha infermieret janë trima të guximshëm, të cilët ]punojnë 24 orë në ditë, gjithkund, nëpër spitale. Mua më vjen mirë që po arrijnë të shpëtojnë pacientë nga respiratorë, që nuk ka kaose nëpër spitale, që kanë bërë sistem të rotacionit që të mbulohen me turnet. Më së paku që mund të bëjmë është t’i shpërblejmë 10 për qind të gjithë punonjësit shëndetësorë, e si kryeministër i ardhshëm do të propozoj që presidenti t’u ndajë medalje për guxim”, tha Zaev.

Ai e akuzoi Mickoskin se në vend se të ndihmojnë ne këtë krizë aktuale me koronavirusin, ata po pengojnë dhe i mohojnë rezultatet e sistemit shëndetësor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu