Kryeministri Zoran Zaev, nga sot deri të martën do të jetë në pushim, kanë informuar nga Zyrat e kryetarit të Qeverisë. Sipas, kësaj është e qartë se “fshesa” këto katër ditë, do të mbyllet në kabinet dhe do të presë deri në përfundim të pushimit.
“Zyra e kreut të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë informuar se kryeministri, Zoran Zaev në periudhë nga 10 deri në 14 maj do të përdorë një pjesë të ditëve të lira, për arsyes private. Zyra e kreut të Qeverisë do të funksionon pa ndërprerje gjatë periudhës së mungesës së Kryeministrit”, thuhet në njoftimin e sotëm.










