Zaev takim me organizatat joqeveritare, u premton kontroll mbi qeverinë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe zv.kryetarja Radmilla Sheqerinska u takuan me përfaqësuesit e 120 organizatave, bashkësive, grupe dhe sindikatat nga sektori më i gjërë qytetar.

Në takim është konstatuar se bashkërisht është shënuar historia demokratike në Maqedoni. Regjimi është fituar me stilolaps dhe votë – transmeton Zhurnal.

“Mbi 612.000 qytetarë votuan për ndryshime, për liri, për të drejta. Në Maqedoni fitoi koncepti i bashkimit dhe kjo është fitore e madhe për shtetin dhe qytetarët. Ndryshimet i arritëm së bashku duke u udhëhequr nga ajo se çdonjëri është i rëndësishëm”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Sipas Zaev të gjitha partitë parlamentare, me përjashtim të VMRO-DPMNE-së duhet të bashkohen dhe të foromojnë njëqeveri në respektim të vullnetit të shfaqur në zgjedhjet e 11 dhjetorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu