Zaev: Të ejnten e mbledh partinë

Dy ministrat që do të duhet të largohen nga pozitat e tyre në bazë të marrëveshjes së Përzhinës, janë kandidat më serioz për postin e kryeministrit teknik. Në bazë të marrëveshjes, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ajo e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të kenë ministra teknik të propozuar nga opozita, e Milla Caroska dhe Oliver Spasovski do të mbeten pa poste.

“Data ime e parë për koordinime politike është të enjten. Do je në Romë, në një aktivitet që besoj që do të kryhet deri në mesdite dhe besoj që deri në ora 4,5 do të kthehem që në mbrëmje ti bëjmë koordinimet e para në LSDM. Po përmenden emra që janë opsione të logjikshme, është emri i zoti Spasovski dhe zonjës MillaCarovska sepse ata largohen nga ato funksione… Edhe ne jemi në të njëjtën vijë.” -deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

E siç është e paraparë në marrëveshje, Zaev pret që emrat që opozita do t’i propozojë fillimisht t’i diskutojë me pushtetin. Ai edhe një herë siguroi se anulim të zgjedhjeve nuk do të ketë në asnjë mënyrë.

Në takimin që Zaev do ta ketë me anëtarët e partisë së tij të enjten, mundet të hapet edhe tema e koalicionimit me BDI-në. Debati për lëkundje në koalicion u hap pasi BDI iu bashkëngjit VMRO DPMNE-së dhe propozoi mijëra amendamente për ndryshimet në Modelin Zgjedhor. /Furkan Saliu/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu