Zaev: Xhaferi vendos se kur duhet të shpërndahet Kuvendi

Kryeministri Zoran Zaev tha se është në duart e kryeparlamentarit Talat Xhaferi se kur do të shpërndahet Kuvendi, përcjellë INA. “Ai do të vendos, kryetari i Kuvendit, unë ju paraqita kryeparlamentari, ja transmetova lutjen e të gjithë neve që ishim në takim, që për shkak të hapësirës më të gjërë për ratifikimin e protokollit të NATO-s, ta shfrytëzojë mundësinë, nëse edhe ai vlerëson që ajo të jetë 45 ditë.

Tani për herë të parë dëgjoj prej jush se ka vendosur më 11 shkurt, pra me siguri nuk mundet, në rregull e di, Kuvendin e di më shumë se unë, pasi kjo ishte vetëm dëshira jonë”, theksoi sot kryeministri Zaev, duke komentuar deklaratën e Xhaferit se Kuvendi do të shpërndahet më 11 shkurt të 2020 para zgjedhjeve të 12 prillit. Së fundi pati debate lidhur me ate se gjithçka do të varet me ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu