Zaevi i vetëm për idenë me një njësi zgjedhore në gjithë Maqedoninë

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të nxisë nismën për ndryshimin e modelit zgjedhor nga model me gjashtë në një njësi zgjedhore por vazhdimisht përsërit se ai dhe partia e tij nuk janë iniciator. Ai beson se në Kuvend mund të krijohet shumica e nevojshme për këto ndryshime. I pyetur nëse mund të sigurohen edhe votat me Badenter, Zaev deklaroi.

Mendoj se ka. Unë nuk jam iniciator dhe tani që them “mendoj se ka” nuk jam shumë i sigurtë. Partia më e madhe me më shumë vota nga bashkësitë është BDI por mendoj se në Kuvend jam 23 vetëm shqiptarë kurse BDI-ja ka 10 deputetë. Pastaj janë edhe bashkësitë më të vogla.Nëse vjen deri te votimi në Parlament unë shpresoj që kjo do të bëhet me konsensus por nëse nuk është me konsensus, në cilëndo formë, socialdemokratët do të votojnë për këtë ndryshim të modelit zgjedhor”-tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Por, ajo që Zaev dhe partia e tij mbështesin dhe iniciativën të cilën disa parti më të vogla e kanë nënshkruar, e kundërshtojnë disa nga partitë tjera. Kundër modelit me një njësi zgjedhore janë VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët. Këtë model e mbështet vetëm Alternativa.

Është shumë papërgjegjësi të fillohet ndryshimi i modelit zgjedhor disa muaj para zgjedhjeve. kjo do të hapë probleme jo vetëm për procedurën e zbatimit dhe për partitë politike por edhe me njoftimin e qytetarëve se si ai model do të funksionojë”-pohoi Igor Janushev, sekretar i VMRO-DPMNE-së.

Derit tani ky model ka dalë i suksesshëm, i mirë dhe i pranueshëm për qytetarët. Nëse modeli tjetër në të ardhmen…, do të debatojmë në nivel të liderëve, do të darkodohen, do të konsultojnë ekspertë, do të debatohet nga partitë politike më të mëdhaja në Maqedoni, nëse shkon në të mirë të qytetarëve, atëherë mund të mendojmë që të ketë ndryshim në Kodin Zgjedhor”-theksoi Nevzat Bejta, BDI.

Me një njësi zgjedhore, në këtë mënyrë, me të gjitha këto argumente, është e rrezikshme sepse vota shqiptare mundet të përgjysmohet në kuptimin e mandative”-tha Remzi Mehmeti, Aleanca për Shqiptarët.

Ka përparësitë e veta dhe ka dobësitë e veta. Përparësi është se u jepet mundësi të gjithë qytetarëve në nivel të shtetit t’ju pranohet vota si e tillë, kudo që të jenë ato. Jepet mundësia që ato 200 mijë votues fiktiv për të cilët ne flisnim se ekzistojnë në njesinë zgjedhore 3, 4, 5, të fshihen dhe të mos ekzistojnë”-tha Skender Rexhepi, Alternativa.

Këto komente, BDI-ja, ASH-ja dhe Alternativa I bënë në emisionin “Rruga drejt” i cili do të transmetohet sonte në Alsat.

Sipas praktikës së deritanishme, Kodi Zgjedhor është ndryshuar me konsensus duke u siguruar gjithmonë miratim i ndryshimeve me mbi 2/3 e votave. Megjithatë nga Kuvendi sqarojnë se ndryshimet e kësaj natyre, ligjërisht, bëhen me shumicë prej 61 deputetëve dhe pa votim me Badenterit.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu