Zaevi për pakon e 6 ekonomike: Ftoj institucionet të shkurtojnë mjetet joproduktive

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar, se do të ketë shkurtime në buxhetet e institucioneve shtetërore. Ai ka ftuar Ministrinë e Financave dhe institucionet tjera që të fillojnë me shkurtimin e mjeteve joproduktive.

“Një pjesë e madhe e mjeteve sigurohen nga kursimi i mjeteve joproduktive në shtet. Vitin e kaluar e kemi bërë këtë, edhe këtë vit do ta bëjmë. Gjithkund shkurtohet, sot apeloj deri te Ministria e Financave dhe të gjitha institucionet tjera të ndërmarrin aktivitete për shkurtim të shpenzimeve joproduktive në buxhetet e tyre. Një pjesë është nga të rritja e të hyrave në shtet. Buxheti është ka likuiditet financiar dhe për këtë edhe njëherë dërgoj porosinë deri te punëtorët dhe kompanisë. Shteti ekziston që të ndihmojë dhe ja vetëm me këtë vendim, mbyllje për tre javë të objekteve gastronomike, kemi diku 18 milionë euro humbje”, tha Zaevi, transmeton TV21

Këtë deklaratë Zaevi e dha duke u përgjigjur në pyetjet, se prej ku do të sigurohen mjetet për pakon e 6 ekonomike, pasi ende nuk janë ndarë mjetet për pakon e 5 ekonomike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu