Zaevi thirrje BE-së: Mbani fjalën dhe premtimet

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, edhe një herë I ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta mbajë fjalën dhe premtimet për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare. Sipas Kryeministrit Zaev, 26 vendet anëtare jo vetëm që japin mbështetje, por kanë edhe përgjegjësi para vetes së tyre se duhet të bëjnë diçka.

Një gjë është e qartë. Të paktën të pastrohet se nuk do të ketë ndarje. Dy vendet vazhdojnë së bashku, por e jona është ajo që varet prej nesh. Treguam se cilat janë kufijtë tanë, deri ku mund të shkohet dhe njëkohësisht kërkojmë dhe presim që Evropa të mbajë premtimet”- tha Zaev.

Kryeministri Zaev, tha se gjatë kësaj periudhe pritet të intensifikohen kontaktet e të gjithë liderëve të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Bullgarinë.

Më 22 Qershor mbahet Këshilli I Ministrave të BE-së ku meret vendimi. Konform presidencës bullgare, më 23 Qershor është projektuar konferenca e parë ndërqeveritare. Projeksionet janë të shkëlqyera vetëm duhet të realizohen”- tha Zaev.

Kryeministri ka njoftuar se Ministri I Jashtëm Bujar Osmani ka kërkuar takim me palën bullgare ku është konfirmuar se takimet do të realizohen, kurse të njëjtën do ta bëjë edhe ai me Kryeministrin e ri të Bullgarisë, duke theksuar se pret nga presidenca portugeze të ndërmarrë hapa konkrete me Shkupin dhe Sofjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu