Zaevit dhe Ciprasit nesër do t’u kthehet Çmimi për Paqe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras nesër në Münster të Gjermanisë do të kthejë çmimin ndërkombëtar për paqe Vestfalija.

Zaev sot do të udhëtojë për Münster , pasi nesër, në ceremoni solemne do t’i kthehet Çmimi, i cili në vitin 2020 iu dha Zaevit dhe Ciprasit.

Në sqarimin e çmimit potencohet se “Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kanë arritur marrëveshje historike, të cilët si kryeministra me qasje të lartë diplomatike, zgjodhën çështje të hapur dhe me këtë, mes të tjerash, dhanë kontribut të konsiderueshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit”, njoftojnë nga Qeveria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu