Zbardhen dy faktorët pse u infektua një numër i madh mjekësh dhe infermierësh nga koronavirusi në Itali

Nuk testoheshin të gjithë dhe shpesh, veshjet mbrojtëse të spitalit nuk ishin të duhurat. Këto janë dy faktorët pse numri i personelit mjekësor të infektuar në Itali ka arritur në 2629, ose 8.3% e të prekurve që nga shpërthimi i virusit në muajin shkurt.

Megjithëse simptomat e mjekëve, infermierëve dhe pjesës tjetër të personelit mjekësor të infektuar u shfaqën për herë të parë në 11 mars.

Drejtori i GIMBE (Gruppo Italiano per la Medicina Basata sulle Evidenze), Nino Cartabellota e shpjegon numrin e lartë të ekipit mjekësor të infektuar me testet e pakta që u janë bërë dhe kushtet e papërshtatshme të punës në spital.

“Ekipi mjekësor është i pari që duhet të mbrohet, duke qenë se është në vijnë e parë të luftës”, shton Cartabellota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu