Zbardhet agjenda/ Igli Hasani fillon vizitën në Shkup, takon Xhaferin, Grubin dhe Osmanin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, sot, 17 janar 2024, do të qëndrojë në Shkup për vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Krahas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministri Hasani do të ketë takime edhe me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Zëvendësin e parë të Kryeministrit dhe Ministrin e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

AGJENDA

08:45 – Mbërritja e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani në MPJ.

08:50-09:05 – Takimi Tête-à-tête i ministrit Osmani dhe ministrit Hasani

/mundësi për inserte/

09:05-09:35 – Takimi bilateral i dy delegacioneve

/mundësi për inserte/

09:40-10:00 – Konferenca për media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu