Zbardhet mbledhja e Ramës, caktohet data kur socialistët do marrin bashkitë e djathta

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit e qarqeve të veriut në selinë e PS-së, ku ka bërë dhe porositë e marrjes së detyrave nga kryebashkiakët e rinj.

“Konstituimi i keshillave bashkiake dhe kryebashkiakeve deri me 15 gusht. Te behet vleresimi i punonjesve ne cdo bashki. Nje analize e strukturave dhe sherbimeve ne institucionet lokale. Te shikohet cili eshte kontributi i drejtuesve te institucioeve ne raport me Partine Socialiste.

Administrata ne territor ka probleme. Ne muajin shtator dhe tetor do behet vleresimi i gjithe drejtoreve dhe pastrimi i atyre qe nuk kapnin ritmin. Vendimet per emerimet e drejtoreve do merren ne keshillin rajonal. Porosi kryetareve te bashkive te bejne organigramat e bashkive, planet e investimeve dhe buxhetimeve. Keto plane duhet te jene gati deri ne fund te gushtit”, ka deklaruar Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu