Zbulohen detaje të reja për gjendjen e Schumacherit: Ai ka ndryshuar dhe është përkeqësuar

Njëri ndër kirurgët kryesorë të Michael Schumacherit, Nicola Acciari, ka thënë se ish-kampioni i Formula 1 ka ndryshuar shumë nga para gjashtë vjetëve, kur e pati aksidentin e tmerrshëm gjatë skijimit, dhe ka mbetur me një lëndim tronditës në tru.

Legjenda e Formula 1 ishte shumë afër vdekjes kur ra dhe e goditi kokën e tij në një gur, përderisa po skijonte jashtë pistës në Alpet Franceze, në dhjetor të vitit 2013.

Edhe pse Schumacheri ka dalë nga koma, kirurgu Nicola Acciari pretendon se ai do të jetë shumë më ndryshe nga njeriu që e mbajnë mend miliona tifozë të tij.

“Ne duhet ta imagjinojmë një person shumë më ndryshe nga ai që e mbajmë mend nëpër pista. Tani ai e ka një strukturë të ndryshuar dhe të përkeqësuar organike, muskulore dhe skeletore”, ka thënë Acciaci për gazetën italiane Contro Copertina.

“Të gjitha këto janë si rezultat i traumës në tru që ai e ka pësuar”.

Acciari, i cili punon në një spital në Bologna, ka qenë pjesë e stafit që e trajtoi superyllin sportiv.

Schumacheri i mbushi 51 vjeç më 3 janar, mirëpo ai nuk është parë në publik që nga aksidenti i tij para gjashtë vjetëve. Ai e kishte goditur pjesën e djathtë të kokës në një gur, duke e çarë helmetën e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu