Zbulohen detajet e marrëveshjes së Ozilit me Fenerbahcen: Kontrata, paga dhe bonuset

Mesut Ozil tashmë është lojtar i Fenerbahces, pasi kompletojë kalimin nga Arsenali si lojtar i lirë.

Mesfushori turko-gjerman u largua nga The Gunners pas shumë pakënaqësive që kishte, duke mos luajtur për asnjë minutë që nga fillimi i viti të kaluar.

Kështu, Ozil arriti marrëveshje me Fenerbahce në një kontratë tri vite e gjysmë.

Te skuadra turke, lojtari do të fitojë rreth 65 mijë euro në javë, gjersa te Arsenali fitonte rreth 400 mijë.

Fenerbahce do të paguajë në vit rreth 4.5 milionë euro, që i bije në total afro 15 milionë për vitet që do të qëndrojë aty.

Ozil do të përfitojë edhe më shumë nëse skuadra shpallet kampion dhe që kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Përfitimet brenda këtyre tri vite e gjysmë mund të shkojnë deri në 50 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu