Zbulohen prapaskenat, Rama futi “mik” Vuçiç për të bindur Macron për negociatat

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një intervistë të dhënë së fundi për Der Spiegel ka zbuluar se ka marrë përsipër të flasë më Macron në emër të Shqipërisë për Ramën dhe Maqedonisë së Veriut për Zaev.

Vuçic: Unë kam qenë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar.

Ndërkohë siç është bërë tashmë e zakonshme Vuçiç ka hedhur akuza dhe në drejtim të Albin Kurtit, që sipas tij është udhëheqësi i idesë për Shqipërinë e Madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu