Zbulohen prova të tjera tronditëse për sulmet e 11 shtatorit. A e dinte Amerika se sulmi do ndodhte?

Kurt Sonnenfeld është burri që pretendon se ka në dorë prova që e lidhin sulmin fatal të 11 shtatorit me administratën e ish-presidentit amerikan George Bush. Kurt ishte duke punuar për një organizatë e cila lidhej ën mënyrë të drejtpërdrejtë me Departamentin Amerikan të Sigurisë Kombëtare, në momentin kur terroristët goditën Kullat Binjake, duke shënuar kështu ngjarjen që ndryshoi historinë botërore.

Pasi aeroplani goditi kullën e parë, Sonnenfeld tregon që atij i’u dha akses për t’u futur në katin e nëndheshëm. Gjatë momentit që qëndroi aty, Kurt arriti të regjistronte një video ku dukej një kasafortë e madhe e cila ishte zbrazur komplet nga objektet që kishte pasur më parë. E njëjta gjë është konstatuar dhe në një artikull nga prestigjozja “The New York Times”.

Kurt mendon që faktet dhe video që ai zotëron tregojnë që Amerika e dinte kohë më parë që sulmet do të ndodhnin. Ajo që më bën mua të dyshoj është shaktërrimi i godinës së 7­të. Kjo godinë nuk u godit nga asnjë prej avionëve, por pavarësisht kësaj, ajo ra në një mënyrë spektakolare brenda 6.5 sekondave.

Kurt u bë i njohur fillimisht në vitin 2002, kur u akuzua se kishte vrarë gruan e tij. Tani ai gjendet në arrati në Argjentinë, prej ku ka publikuar një video ku tregon se çfarë regjistroi ditën e sulmit. Ish-bashkëshortja e tij, 36-vjeçarja Nancy, u gjet me një plumb në kokë në shtëpinë e tyre, ndërsa pranë saj qëndronte Kurt me gjak në duar dhe që bërtistë: “Nuk më besohet sesi vrau veten”.

Në fakt, në armë u gjetën shenjat e Nancy-t dhe më vonë në shtëpi, u gjet dhe një letër vetëvrasjeje. Pas përfundimit të hetimeve, 39-vjeçari vendosi të largohej për në Argjentinë ku formoi një familje të re me një shtetase argentinase. Mirëpo, një vit më vonë, shteti amerikan kërkoi kthimin e tij në vend.

Ata pretendojnë se kanë gjetur prova që e lidhin me vrasjen, por Kurt pretendon se shteti amerikan kërkon “t’i mbyllë gojën” rreth asaj që ai di./standard/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/mistere/burri-zbulon-prova-tronditese-per-sulmet-e-11-shtatorit-221102/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu