Zbulohet anomali në softuerin e numërimit në Michigan, 5 mijë vota të Trump shkuan për Biden

Një gjykatës në Michigan të enjten kishte hedhur poshtë një padi nga fushata e Trump që të ndaloj numërimin e fletëvotimeve në këtë shtet. Tani një qark i vogël në Michigan ka njoftuar se anomalia e zbuluar në softuerin e këtij qarku kishte shkaktuar pakësimin e votave për Trump dhe mbështetësit e tij e theksojnë se këtë softuer e shfrytëzojnë 47 qarqe, më shumë se gjysma e 83 qarqeve në shtetin e deklaruar tani se Biden është fitues.

Republikanët kanë theksuar se në qarkun Antrim, mijëra vota ishin numëruar gabimisht për Biden, dhe për Senatorin demokrat Gary Peters në vend të kandidatit republikan John James. Kjo ishte verifikuar pas numërimit të përsëritur të fletëvotimeve me dorë. Biden prin në Michigan me 146123 vota me 98 % të fletëvotimeve të numëruara dhe kandidati demokrat është deklaruar fitues nga rrjetet e mëdha si The Associated Press dhe FOX.

Deri tani është njoftuar se mbetet e paqartë nëse kjo ishte shkaktuar nga gabimi njerëzor apo gabimi teknik në dizajn të softuerit. Profesori i shkencave kompjuterike në Universitetin e Michigan J. Alex Halderman, ekspert i makinave të votimit i ka thënë The Detroit Free Press se “është e mundshme që ishte gabim njerëzor, por nëse një gabim i tillë shkakton probleme të tilla, kjo tingëllon si lëshim në dizajnin teknik.”

Trump kishte fituar në Michigan ndaj Hillary Clinton për 10 mijë vota në vitin 2016 ku Biden tani prin me më shumë se 100 mijë. Rruga drejt një mandati të dytë për presidentin Trump duket më pak e mundur tani pasi shifrat ende jo zyrtare e paraqesin atë prapa Biden në Arizona, Georgia, Nevada dhe Pennsylvania. Me këtë ritëm kandidati presidencial demokrat fiton zgjedhjet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu