Zbulohet çfarë kishte brenda valixhes së dyshimtë që shkaktoi panik në kryqytetin shqiptar

Një valixhe e dyshimtë ka shkaktuar frikë dhe panik në afërsi të murit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Valixhia është e përmasave të mëdha ndërkohë ka një pjesë plastikee cila të krijon përshtypjen e një eksplozivi.

Me të dhënë alarmin nga rojet dhe nga kalimtarët , kanë mbërritur në vendngjarje forca të shumta policie.

Ka rezultuar fals alarmi që ngriti kjo valixhe e dyshimtë e harruar pranë ambasadës amerikane në Tiranë, ku pas shpërthimit të kontrolluar, u pa se brenda saj nuk kishte asgjë.
/albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu