Zbulohet dhurata misterioze e Melania Trumpit për Michelle Obaman

Më në fund, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, në intervistën e parë të dhënë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, ka zbuluar se çfarë i kishte dhënë Melania Trump para inaugurimit të Donald Trumpit.

Ajo ka bërë të ditur se Zonja e Parë aktuale amerikane i kishte dhuruar një kornizë fotografish.

“Ka qenë një kornizë e bukur”, ka treguar Michelle Obama në emisionin “The Ellen Show”.

Në pritjen e Donald Trumpit dhe të bashkëshortes së tij, nga Barack dhe Michelle Obama, ishte diskutuar shumë në media sjellja e Trumpit, duke mos e pritur gruan e tij, që e kishte lënë mbrapa me kutinë e dhuratës, të cilën kishte për t’ia dhuruar Michelles.

Kjo dhuratë ishte diskutuar shumë, sepse nuk dihej se çfarë kishte pasur brenda saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu