Në serialin turk ata janë shfaqur shumë të dashuruar, por në jetën reale ata janë armiq të përbetuar.
Madje ishte urrejtja e tyre që çoi në ndërrimin e gjithë skenarit dhe në daljen nga roli i aktores Nyrgyl(Gylseren).
Aktorja Nyrgyl ka dhënë një intervistë ekskluzive para disa ditësh duke treguar në këtë mënyrë, urrejtjen që ajo ka me kolegun e saj dhe arsyen e vërtetë që çuan në daljen e saj nga seriali.
Ajo e akuzoi Erkanin(Xhihan) për fyerje dhe tha se në njërën nga skenat ku dy personazhet duhet të putheshin, ai e kishte refuzuar duke i thënë Nyrgylit: Ti këtë po prisje, je gati për kështu skenash.
Pikërisht kjo gjë ka nisur një debat të fortë midis dy aktoreve dhe Nyrgyl ka thënë se nëse ajo do të thoshte të vërtetën do të tundej dheu.