Zbulohet se kush dha urdhër për ndërhyrje më 27 prill në Kuvend

Njëri nga truprojat e Nikolla Gruevskit ka dhënë urdhër për ndërhyrjen e dhunshe në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Kjo nënvizohet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Publike. Sipas dëshmisë, urdhëri është dhënë derisa Gruevski ka qenë në Vjenë dhe se atëkohë është bërë thirrja telefonike tek organizatorët e ndërhyrjes në Kuvend, shkruan portali Gjyqësori (Sudstvo).

Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën Ninxha me urdhër të personit të stafit të sigurimit të Gruevski, që po e shoqëronte ish-kryeministrin ka marrë thirrje në ora 14.30 që të mobilizohen 68 dhunues huliganë, të cilët janë tubuar në një nga restorantet buzë Vardarit, ku atyre u janë shpërndarë maskat.

Në ora 18.58 në aktakuzë thuhet se se dikush i është lajmëruar Nikolla Mitrevskit – Koljos për të kryer sulmin e dhunshëm. Në aktin 15 faqesh është përshkruar kronologjia dhe përshkrimi i veprimeve të dhunuesve. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu