Zbulohet “sekreti”, si u bë Samir Mane njeriu më i pasur në Shqipëri

Samir Mane është cilësuar si personi më i pasur në Shqipëri me një numër të madh biznesesh në fusha të ndryshme, përfshirë edhe atë të ndërtimit.

Por si u bë ai i pasur, përmes një rrëfim i të shkurtër dhe plotë humor, ka folur dje në “xing me Ermalin”, presidenti i FSHF-së.

Duka tregoi në lidhje me vizitën e tij të parë në Murin e Lotëve, në Izrael. Në këtë mur njerëzit vendosin letra në të cilat kanë shkruar dëshirat e tyre dhe thonë se ato realizohen.

Duka dhe Samir Mane kishin shkuar në këtë vend bashkë me një mikun e tyre.

Presidenti i FSHF-së kujton:

Atëherë Samiri nuk ishte kaq i pasur sa ç’është sot dhe duke qenë se ai bënte gjatë gjithë kohës biseda parash, shkruajta në letë: ‘T’i shtohen sa më shumë lekët Samirit.’ Po ke parë ti që tani Samiri është bërë vërtet shumë i pasur? Po tani kam bërë në plan që të shkoj qëllimisht dhe të shkruaj një letër tjetër: ‘T’i mbarohen lekët Samirit!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu