Lorik Cana nuk është stërvitur këtë verë, teksa pak ditë më parë ai njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare.
Mbrojtësi që korrikun e shkuar mbushi 33 vjeç ka mbetur pa skuadër dhe ndoshta ai do ta braktisë njëherë e përgjithmonë futbollin.
Por arsyeja e lamtumirës të mbrojtësit legjendar të kuqezinjve më shumë sesa me mosgjetja e një skuadre apo mosha lidhet me një problem të tij shëndetësor që është mbajtur “sekret” për një kohë të gjatë.
Thuhet se futbollisti ka pasur probleme në zemër dhe mjekët e kanë këshilluar ta ndërpresë menjëherë futbollin, por ai nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë përpara realizimit të ëndrrës së tij, pjesëmarrjes së parë të Shqipërisë në Europianin e Francës.
Ndërkohë që nuk përjashtohet fakti që ai ende ndjen dhimbje në shpinë, pasi operacioni që ka kryer te Lazio nuk rezultoi shumë i suksesshëm.