“Zbulohet skenari i dhunës në Kuvendin e Maqedonisë” (VIDEO)

Pushtimi i Kuvendit dhe sulmi mbi deputetët e LSDM-së dhe Zijadin Selës ka qen i orkestruar mes protestuesve dhe deputetëve të OBRM-PDUKM-së, dhe jo spontan! Kjo bazohet nga informacionet që ka siguruar ALSAT M nga burimet e tij, por edhe mbështetur në pamjet filmike që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale.

Votimi i Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit është shoqëruar me brohoritje dhe këngë nga deputetët e OBRM-PDUKM-së duke ngritur tensionet në pikën e vlimit që të shpërthehej me hyrjen e dhunshme të protestuesve në hapësirat e Kuvendit.

Por, sipas burimeve të sigurta të ALSAT, të cilat interpretojnë pamjet e brendshme nga qarku i kamerave të brendshme në Kuvend, dyert e Kuvendit janë hapur nga dy deputetët e OBRM-PDUKM-se Krste Mukoski dhe Sashe Vasilevski, pa u penguar aspak nga sigurimi i Kuvendit dhe as nga policët e pakët që gjendet në hyrje të institucionit ligjvënës.

Pas hyrjes në hapësirat e Kuvendit, një grup i madh protestuesish kanë qëndruar në sallën plenare ku kanë festuar se bashku me deputetët e OBRM-PDUKM-së ndërsa një grup tjetër janë nisur drejt sallës së konferencave, për të gjetur deputetët e strehuar të maxhorancës së re, kanë marrë orientime nga deputeti tjetër Johan Tarçullovski, i dënur nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve si dhe kryeshefi i sigurimit të Parlamentit dhe kryeparlamenrarit Veljanovski, Alksandar Jankoviq

Protestuesit, sipas skenarit të deshifruar nga burimet e televizionit Alsat, kishin në shënjestër vetëm deputetët e LSDM-së dhe kreun e LR-PDSH-së, Zijadin Sela.

Se në shënjestër të tyre ishin vetëm se deputetet e LSDM-së, dëshmojnë edhe pamjet e shumta që po qarkullojnë. Një nga ato tregon qartë se si protestuesit anashkalojnë deputetin e BDI-së Artan Grubi. Madje një nga protestuesit, komunikon dhe përshëndetet me Grubin, duke i rrahur shpatullat njëri-tjetrit.

Edhe deputetët Xhevat Ademi, Vesel Mededi duket se si rrinë pas protestuesve të dhunshëm ndërkohë që ata mbeten të paprekshëm.

Pjesë e skenarit sipas burimeve të Alsat është edhe rasti me Vllatko Gjorçevin, i cili dukej në pamjet e transmetuara se si ndihmonte deputetët ndërkohë që thuhet se, këtë lëvizje e bënte me gjasë për të relativizuar rolin e OBRM-PDUKM-së në orkestrimin e dhunës.

Mbetet e paqartë nëse kanë qenë në dijeni të këtij skenari edhe deputetet e lëvizjes Besa të cilit ishin larguar nga Kuvendi dhe deputetët e PDSH-së të cilët gjithashtu nuk janë parë në hapësirat e institucionit ligjvënës. Sipas burimeve të Alsat të dyshimta janë edhe fytyrat e bashkëpunëtorëve dhe drejtuesve të lartë të DSK-së në protesta. Sipas burimeve tona, flitet se të paktën 5 prej tyre kanë qenë pjesë e turmës, ndërkohë që ka pasur edhe ish punonjës të pensionuar, të të njëjtit shërbim, që janë parë të japin instruksione mbi turmën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu