Zbulohet skenari i PD-LSI: Ja kë e duan për kryeministër të Qeverisë tranzitore?!

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka treguar vendimin e opozitës për qeverinë teknike. Gjatë një interviste në “KafeIN”, ai ka deklaruar se opozita e voton Kastriot Islamin si kryeministër në rast se PS djeg mandatet e saj dhe themelon qeverinë tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve.

Ndoka tha se në PS ka emra si Majko e Meta që janë dorëhequr në raste krizash, ndaj Rama duhet të reflektojë.

“Unë ndryshe nga të tjerët kam një dozë besimi te Rama e mendoj se ai do të reflektojë. Po investohet tek ndërkombëtarët, po bën lëvizjet e tij por në fund do të ulet”, tha Ndoka.

Kreu i Demokristianëve ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë dhe numri i qytetarëve pjesëmarrës sa vjen dhe po shtohet.

“Protesta e 11 majit më dha një adrenalinë të pashpjeguar. Për shkak të shiut dola me përtesë nga shtëpia derisa pashë masën e madhe të njerëzve në shesh”, u shpreh zoti Ndoka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu