Zbulohet varri madhështor! Fisniku grek si faraonët e Egjiptit, i rrethuar nga bizhuteri e ar (FOTO)

Arkeologët kanë zbuluar një varr madhështor në jug të Greqisë, në përmasat e një shtëpie të vogël që i përkiste një fisniku të epokës së bronzit, i cili mesa duket ishte i fiksuar pas bizhuterive.

Ministria greke e Kulturës deklaroi se dhoma 3350-vjeçare pranë Orchomenos, i përkiste një personi që duhet të ishte rreth 40-50 vjeç kur ndërroi jetë.

Ministria tha në një deklaratë se varri 42 metra katror ishte totalisht i paprekur.

Kjo është një ndihmë për arkeologët që kërkojnë të interpretojnë përmbajtjen e tij. Shumica e varreve të tilla u ripërdorën gjatë shumë viteve, dhe mendohet se kanë origjnën nga Egjipti i lashtë

Varri i fisnikut përmbante shumë bizhuteri, anije qeramike të mbështjella me kallaj, copa bronzi, pajisje harkash dhe shigjeta.

Ministria thotë se bizhuteritë përdoreshin dhe lakmoheshin më shumë nga gratë, por mesa duket ky fisnik grek përbën ndryshim


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu