Dy senatorët amerikanë, republikani Ron Johnson dhe demokrati Chris Murphy, pas takimeve që kanë pasur me krerët e shtetit të Republikës së Kosovës në Prishtinë, kanë udhëtuar për në Beograd. Ata u takuan atje me Aleksander Vucic ku ky i fundit u deklaruar pa stakimit se nuk e njohin Kosovën pa ndonjë kompromis, shkruan Gazeta Metro.
Presidenti serb Vucic u tha senatorëve amerikanë se Beogradi pret heqjen e taksës dhe se do arritjen e një marrëveshjeje të kompromisit. Por, kjo zgjidhje nuk mundë jetë përmbushje e qëllimeve të njërës palë, kurse pala serbe të mos fitojë asgjë.
“Serbia mund të diskutojë çdo gjë vetëm nëse ka zgjidhje kompromisi. Në qoftë se nuk ekziston një zgjidhje kompromisi, ne nuk mund ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dhe, këtu nuk ka filozofi të madhe”, ka thënë Vucic.
“Përmirësimi i marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve dhe vendosja e paqes së qëndrueshme do të ishte e dobishme për serbët dhe shqiptarët, si dhe për të gjithë popujt që jetojnë në rajon”, përfundoi Vucic.
Dy senatorët thanë se procesi i dialogut do të kërkojë shumë kompromise dhe sakrifica nga të dyja palët”, por shtuan se pasi të arrihet marrëveshja, potencialet dhe përfitimet për të dyja vendet do të jenë më të mëdha se ajo që mund të humbet në negociata”.
“Amerika është mike e popullit serb dhe se dëshiron të bëjë gjithçka të mundur për të mbështetur dialogun dhe procesin, në të cilin të dy popujt duhet të japin diçka dhe të marrin diçka”, tha Johnson.
Demokrati Murphy tha se shpreson se pas zgjedhjeve në Kosovë, edhe autoritetet në Prishtinë do t’i bëjnë hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut.
Ai theksoi se mbështetja për dialogun Serbi-Kosovë është një çështje, për të cilën edhe demokratët, edhe republikanët në SHBA bien dakord.










