Zejd Rexhepit i largohet krahu i djathtë, Daim Luçi shkëputet nga deputeti i pavarur

Dikur shumë të afërt me njëri tjetrin por tani duket se, Zejd Rexhepi dhe Daim Luçi kanë ndarë rrugët. Njëri në takim me disa banorë në Studeniçan dhe tjetri në restorantin “Bon Bon” të Shkupit, shkruan InfoShqip.

Këto dy takime të tyre që i kanë mbajtur ndaras edhe përfundimisht kanë vulosur zërat që qarkullonin më parë se mes tyre ka ndodhur krisja e raporteve dhe se tani ata do të vazhdojnë të funksionojnë ndaras. Sipas zërave motivet për këtë ndarje janë financiare.

Në krahun e Daimit është rreshtuar edhe ish funksionari i PDSH-së nga Shkupi, Idriz Orhana. Ka paralajmërime se së shpejti ata do të dalin me partinë e tyre.

Zejdi në këtë rast duket se ka mbetur pa krahun e djathtë të tij, personin të cilin e la të ushtrojë detyrën e zv/ministrit të Kulturës, edhe pse partia e tyre Alternativa vendosi të largohet nga Qeveria. Më pas ata edhe ishin të përjashtuar nga të gjitha strukturat partiake të Alternativës. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu