Zejdi do të mbështesë Xhaferin për kryeministër, ja çka thotë ? (VIDEO)

Skender Rexhepi Zejdi kryetar i partisë Lëvizja Populli dhe deputet në Kuvend, do ta mbështesë Xhaferin për kryeministër.

Ai theksoi për TV 21 se Xhaferi ka pasur lëshime gjatë punës së tij, por se ka qenë ndër kryeparlamentarët më të suksesshëm që ka pasur deri tani Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

“A ka pasur lëshime kryetari i kuvendit gjatë mandatit 4 vjeçar, pa dyshim që ka pasur, sepse unë kam qenë ai që zëshëm i kam treguar lëshimet e tij. Por nëse i krahasojmë gjithë kryetarët e kuvendeve deri sot, del se Xhaferi më së paku ka pasur lëshime dhe më i suksesshëm ka qenë”, deklaroi Skender Rexhepi Zejdi – Lëvizja Populli.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu