Zejdi e pranon: Unë i kam mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e Bilall Kasamit

Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi Zejdi mbrëmë i ftuar në emisionin Click Plus deklaroi se Bilall Kasami po e fundos anijen e vet, ai duhet ta lëshoje timonin e anijes, dhe atë të marrë dikush tjetër.

“Ish kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po e fundos anijen e vet, ai duhet ta lëshoje timonin e anijes, dhe duhet të mbajë përgjegjësi morale për humbjet”, theksoi Zejdi.

Po ashtu Zejdi pranoi se ka mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e Bilall Kasamit.

“Po unë i kam mbledhur nënshkrimet të 58 anëtarët e Këshillit Qendror për shkarkim të kryetarit të Bilall Kasamit”, theksoi Zejdi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu